Policia ka bllokuar në Portin e Durrësit një sasi të konsiderueshme heroine, ndërsa është arrestuar një person.
Burimet bëjnë me dije se është vënë në pranga 34-vjeçari Eduart Deliallisi i cili kishte fshehur në trupin e tij lëndën narkotike.
Policia kufitare në bashkëpunim me agjentët e Sektorit Antidrogë kanë zbuluar gjatë kontrolleve të ushtruara rreth 2 kg heroinë.
Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion shtetin italian.