Disa persona janë indentifukuar nga policia e Tiranës për shkak se një ditë më parë kanë tentuar të vrisnin një person.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (15 prill) në Rrugën e Durrësit në kryeqytet. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: D.I 24 vjeç dhe S.T 26 vjeç. Të dy të rinjtë ka debatuar me pronarin e kompanisë për prishjen e kushteve të kontratës së qiradhënies. Debati ka filluar me të rinjve dhe pronarit të kompanisë që jepte makina me qera dhe më pas ata kanë tentuar të vrasin me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.
Detaje:
Dy të rinjtë D.I, 24 vjeç, S. T, 26 vjeç të dy banues në Tiranë kanë tentuar të vrasin punonjësin L.Sh., 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti. Punonjësi ka arritur t’i kapë pistoletën njërit prej autorëve dhe pas kësaj ata janë larguar me vrap.
“Tek zyra e një shoqërie qe jep automjete me qira, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti , fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë. Debati ka agravuar më tej dhe nje prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm. (J.V/Shuplaka)