Në pak orë para sfidës të darkë midis Kolumbisë dhe Anglisë ka plasur një debat për titullin e njërës prej gazetave më të mëdha angleze ‘The sun’.
Ajo ka publikuar në faqen e parë foton e kapitenit të Anglisë të shoqëruar me shkrimin “Go Kane”, shqiptuar në anglisht tingëllon ‘gokaine’ shumë e afërt me ‘kokainë’. Dhe kjo ndodh në ndeshjen me Kolumbinë, vendi me i madh i prodhimit të kokainës.
Dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer kolumbianëvë të cilët e kanë marë me dy kuptime titullin e gazetës, dhe janë versulur në webin e saj me fyerje dhe kërcënime. Por ka pasur dhe nga ato komentues që kanë qenë më të përmbajtur duke shkruajtur se përgjigjen Anglia do e marrë në fushë.(K.B/ faxweb.al)