Në Komisionin e Ligjeve ka pasur sërish debate në lidhje me anëtarët për KLGJ-në dhe KLP-në.
Kreu i komisionit socialist, Ulsi Manja ka kërkuar që së bashku me opozitën të rishikojnë listën e tyre.
Ndërkohë një prej kandidatëve që ishte përzgjedhur Saimir Vishaj është tërhequr, pasi sipas asaj që është shprehur nuk kërkonte që të zgjidhej në mënyrë të njëanshme nga politika.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se kjo listë nuk duhet që të miratohet.
Po ashtu deputeti demokrat ka përmendur rastin e Seitajt që u la të ekstradohej drejt Italisë duke thënë që iku një nga dëshmitarët kryesor të implikimit të Tahirit.
Debatet:
Ulsi Manja: Sipas ligjit ne duhet ta ribëjmë listën. Kemi detyrimin të përgatisim një listë të re nga e para për seancën plenare. Sekretari i Përgjithshëm ka sjellë një memo për Altin Hazizin. Saimir Visha ka hequr dorë nga kandidimi për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nuk do të jetë pjesë e shortit.
Letra e Saimir Vishës: Nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike
PD, Bylykbashi: Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e pa pranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar.
Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyc të dosjes së Habilajve.
(E.K/FAXWEB)