Një tërmet i fortë në Osaka, Japoni, ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë dhe më shumë se 200 persona janë plagosur.
Aeroportet në zonë u mbyllën për disa orë, linjat e trenave u ndërprenë dhe fabrikat duhej të ndalonin prodhimin.
Tërmeti me magnitudë 6.1 nuk shkaktoi ndonjë paralajmërim për tsunami dhe objektet bërthamore në zonë po funksionojnë normalisht.
Lëkundjet e fuqishme në Osaka ndodhi pak para orës 08:00 (23:00 GMT të dielën) në veri të qytetit, tha agjencia meteorologjike.
Japonia është e prirur për t’u prekur nga tërmetet për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet dhe aty ndodhin rretj 20 % e tërmeteve duke filluar nga magnitudë 6.0 ose më shumë.