Përsëri lëkundjet sizimike nuk i kanë munguar shtetit grek edhe në këto ditë festash. Termeti prej 4.5 ballë i shkallës rihter u shënua në orën 20:31 të mbrëmjes së djeshme në jug të Peloponezit, në zonën Neapoli, pranë qytetit Monemvasia. Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter, dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, e thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra.
Ky tërmet u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë dhe nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës, shkruan Top Channel. Autoritetet policore njoftuan se kanë aktivizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ka kërkuar prej bashkive të zonës të njoftojnë lidhur me situatën në terren. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post