Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti rezultoi pozitiv në testin e kryer për koronavirusin. Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social i ka uruar kryeministrit shërim sa më të shpejtë si dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të respekojnë ruajtjen e higjenës dhe masat e distancimit social.
Nga ana tjetër kryeministri Hoti është shprehur përmes rrjeteve sociale se do të vazhdojë punën nga shtëpia dhe se prioritetet kryesore të qeverisë së tij mbeten lufta ndaj virusit Covid-19 si dhe rimëkëmbja ekonomike.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit: Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19.
Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.
Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH
Postimi i plotë i Avdullah Hotit: Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kunder COVID-19 dhe rimekembja ekonomike. Pavaresisht zhvillimeve, dinamika e punes se Qeverise nuk do te ndikohet.
LUFTA KUNDER COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion ne kuader te Planit te Reagimit Kombetar, qe ka per qellim bashkerendimin e punes te te gjitha institucioneve te perfshira ne menaxhimin e pandemise. Ministri i Shendetesise dhe Drejtori i SHSKUK-se jane duke u angazhuar me te gjitha kapacitetet per krijimin e shtreterve shtese per rastet qe mund te paraqiten. Po punojme edhe me donatore dhe vende mike per te krijuar keto kapacitete sa me pare, perfshire edhe kapacitetet testuese shtese. Se shpejti licencohet edhe spitalet-laboratoret private per te kryer testime. Mbikeqyrja e zbatimit te masave do te vazhdoje pa pardon.
RIMEKEMBJA EKONOMIKE: Ministrat e resoreve ekonomik kane marre detyrat per te bere pergatitjet per zbatim te masave per ndihme qytetareve dhe bizneseve. Sapo te hyne ne fuqi ligji i buxhetit do te nisim me pagesat e mbetura pergjysme. Presim qe Kuvendi te miratoje kete jave edhe ligjin per rimekembje ekonomike per te hapur rruge per zbatim te te gjithe pakos per rimekembje ekomomike.
Krahas ketyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere per shkak te qasjes kontruktive, te matur dhe te koordinuar me miqte tane sa i perket dialogut, marredhenieve regjionale dhe marredhenieve nderkombetare.