Ndërroi jetë edhe një person nga të lënduarit prej shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 50-60 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë për mediat vendase nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e 23 Shkurtit si dhe 3 të moshuar tashmë gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli. Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), në mbrëmje kanë qenë mysafir tek prindërit e tyre.
Në mëngjesi ndërsa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, dhe gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët tjerë përfunduan me lëndime.
“Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur. Gjithë dolëm jashtë. Fqinjët më të afërt u futur në shtëpinë dhe filluan ti largojnë të lënduarit nga kati i dytë, sepse nga zjarri nuk ka qenë e mundur dalja nga dera e hyrjes.
Së shpejti erdhi edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe filluan ta shuajnë zjarrin dhe t’i marrin të lënduarit. Në dy shtëpi të ngjitura jetojnë dy vëllezër, janë njerëz të zotë dhe në mbrëmje për mysafir u kanë ardhur motrat me fëmijët. Të gjithë janë të lënduar. Gruaja nga Kumanova ka humbur dy fëmijët, ndërsa tjetra njëri fëmijë”.- tregojnë fqinjët.