Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkodër. Një 23 vjeçar është vrarë me thikë nga një tjetër i ri në zonën e Hanit të Hotit.
Viktima është identifikuar si Kolë Fermosi 23 vjeç, ndërsa vrasësi i dyshuar i tij është Kristjan Shkëmbi, 24 vjeç.
Autori i vrasjes është arrestuar nga ana e Policisë. Paraprakisht flitet se shkaqet që kanë çuar në këtë vrasje të rëndë është një grindje e çastit mes dy të rinjve në ambjentet e brendshme të një lokali në zonë. Burime për ”Faxweb.al” bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Nuk dihet nëse ata kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre. Pritet njoftimi i plotë i rrethanave të ngjarjes nga ana e Policisë.
(E.K/FAXWEB.al)