Një i ri është vënë në prangat e Policisë së Durrësit. Mësohet se është kryer arrestimi i shtetasit Emiljano Begeja 25 vjeç, banues në Durrës.
Ai u arrestua në flagrancë nën akuzën e kanosjes me thikë të të vëllait të tij, shtetasit A. Begeja 22 vjeç. Bëhet e ditur se i riu ka goditur me thikë në shpatull të vëllanë duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, për shkaqe ende të paditura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në sajë të ndërhyrjes dhe veprimeve të shpejta kanë parandaluar përshkallëzimin e pasojave të rënda, si rezultat I një konflikti familjar midis dy vëllezërve.
Efektivet e Policisë, në kohë rekord kanë neutralizuar autorin dhe kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, konkretisht shtetasi:
- Emiliano Begeja 25 vjeç, banues në Durrës.
Begeja, më datë 19.02.2017, është konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e tij, shtetasin A.B. 22 vjeç, banues në Durrës, duke e plagosur me mjet prerës, thikë në shpatull.
Për pasojë, I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e lehtë me dashje”dhe ” Dhunë në familje” parashikuar në nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)