Komisioneri Shtetërorë i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, përmes një postimi në Twitter, i është bashkuar mesazhit të Ipeshkëvit Dom Gjergj Meta, kudër shitblerjes së votës. Celibashi fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë të pandikuar, me vullnetin e tyre të lirë.
“I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe Dom Gjergj Metës kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”, shkruan në Twitter Celibashi.