Kandidati i Partisë Socialiste, Valdin Pjetri ka dalë në një prenoncim për mediat pak më parë referuar zhvillimeve të sotme.
Sipas Pjetrit situata në qendrat e votimit deri tani paraqitet e qetë. Duke falenderuar qytetarët për evitimin e konflikteve gjatë ditës së sotme, kandidati socialist u ka bërë thirrje qytetarve për pjesëmarrje më të gjerë në zgjedhje në orët që vijnë.
“Këto janë zgjedhjet me të qeta të zhvilluara në Shkodër këtu e 28 vite të shkuara dhe kjo meriton vërtet një falenderim për çdo banor.
Unë kam një thirrje për çdo qytetar. I ftoj që deri në orën 19:00 që përmbyllet zyrtarisht votimet të marrin pjesë gjerësisht në zgjedhje, të votojnë. Përveç kësaj unë kam vetëm falenderime dhe ju them nqë na keni bërë të ndihemi të gjithë shumë shumë krenar në syt e të gjithë Shqipërisë.”, është shperhur Pjetri.
I pyetur nga gazetarja e FaxNews, Emi Kalaja se nëse kjo thirrje lidhet me numrin e pakt të votuesve, Pjetri ka refuzuar të përgjigjet.
Discussion about this post