Ish-ministri Ylli Manjani është detyruar ta braktisë Sarandën pas më pak se tre ditëve plazh, për shkak të ndotjes që është prezente në këtë qytet.
“Thjesht mblodhëm plaçkat dhe ikëm…” shkruan ai në rrjetet sociale duke lënë pas këtë “pusullë”:
“Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin! Betejë me bashkinë por edhe me qytenarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra… Rezultati 0.
Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot! Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim… Shumë keq! Zhul shekullor…” përfundon Manjani.
Duhet thënë se një nga faktorët më të mëdhenj që pushuesit refuzojnë të zgjedhin Shqipërinë është pikërisht ndotja në plazhe, si dhe mungesa e elementëve të sigurisë në bregdet.
(E.K/FAXWEB.AL)