04:50 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Ti e ke mbështetur këtë skemë kur ishe zv.kryeministër’, replika mes Braçes dhe Krifcës: Rri e qetë se nuk do ta marr ndonjëherë zyrën, mos ço sms lart e poshtë se më vijnë!

11:23 | 14/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Ti e ke mbështetur këtë skemë kur ishe zv.kryeministër’, replika mes Braçes dhe Krifcës: Rri e qetë se nuk do ta marr ndonjëherë zyrën, mos ço sms lart e poshtë se më vijnë!

Dhënia e tokave bujqësore në përdorim të subjekteve private, si dhe problemet që ndeshin fermerët me shitjen e prodhimeve, ka sjellë përplasje të forta në Kuvend mes ministres Frida Krifca dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Ky i fundit ka hedhur akuza të forta se zyrtarët e ministrisë nuk i ndjekin kontratat në terren, dhe se bujqit kanë mbetur në dorë të grumbulluesve që janë shndërruar në kartel. Nga ana tjetër ministrja tha se shqetësimet Braçe mund tia kishte shprehur edhe personalisht, pa qenë e nevojshme që të bëhej një diskutim i tillë në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe i kërkoi ministres që të ishte e qetë, pasi vetë ai nuk e synon postin e saj, duke iu përgjigjur dhe zërave se kjo luftë e tij bëhet për qëllime personale.

Frida Krifca: Sa i takon kontratave, unë e përmenda që ato janë nënshkruar nga 2013 deri në 2020, dhe nuk kam nevojë që të çoj në terren njerëz për të parë nëse ka toka të lira. Kontratat janë akte ligjore, dhe një shkelje e njëanshme e kontratës mund të na përballë në Gjykatë.

Unë do të isha e mirëpritur që këto p[robleme të kontratës ti kishit adresuar në zyrën time, do të kishte qenë më efikase. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, fermer, është një marrëdhënie shumë e rëndësishme, kur ju vetë e keni promovuar si zëvendëskryeministër, e madje e kemi mbështetur financiarisht. 

Ministria ka në dorë vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht, për të rritur konkurencën, fiskalizimin, po  nga hiçi nuk mund ti kthehemi më pas kësaj pike.

Erion Braçe: Ministre më duhet që tju kujtoj se nuk punoj në minsitri, por në parlament, që të jeni e qetë, unë nuk do të punoj ndonjëherë në atë Ministri. Mënyra si janë ndërtuar kontrata me grumbulluesit, i lë ata pa asgjë detyrim ndaj fermerëve, e gjithë shtesa ka kaluar në xhepin e eksportuesve. Ju thashë ju paralajmërova që në Qershor, që shalqini po kthehej sërish në abuzim, ju heshtët se nuk flisni dot për tregtarët.

Ju bujqit i shihni si skllevër të grumbulluesve dhe tregtarëve, ka kartele që nisin nga këtu dhe përfundojnë në Kosovë. Është lojë e ndyrë, e poshtër, më lejoni të them që jemi akoma në kushte primitive, nuk shitet shalqini me telefon. Në fund bujqve iu thonë që ‘të ta shesë shalqinin Erion Braçe’. Mos i bëni këto mesazhe sepse mesazhet vijnë në fund të unë! Këta janë ministre, ja tek i ke këtu.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Publikohen emrat/ Dy shqiptarët e arrestuar për plagosjen me armë në Greqi, të shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e komisarit Artan Cuku

Para

Aksident i rëndë me makinë, vdesin dy vëllezërit shqiptarë

Para
Motori del nga rruga, vdes në vend 18-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë me makinë, vdesin dy vëllezërit shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.