Pas disa ditëve heshtje në komentet në rrjetet sociale, Rama iu është rikthyer dje sërish replikave me komentuesit.
Ndërsa dikush ankohet për rrogat e ulëta, sikur të ishim në Afrikë, Rama ia kthen se ndryshe nga 4 vite më parë tashmë nuk jemi më të fundit në Ballkan.
REPLIKAT:
Komentuesi: Rrogat i kemi si ne Afrik zoti Kryeministër. Po nejse ti vet je rahat
Rama: Vertet? Ne fakt para kater vjetesh i kishim me te uletat ne Ballkan, sot jo me! Natyrisht si ne Zvicer ku jeton ti nuk i kemi, se edhe atje rrogat nuk jane ngjitur aq lart per kaq pak kohe sa une kam privilegjin te qeveris Shqiperine, po per shume e shume kohe me teper.
Komentuesi: Mire e ke o byrazer , i fut nje tralala dhe ne rregull je ti!!! Mjer populli qe po ha veten nga mireqenia qe keni sjelle ju bletet mavi…
Rama: Ne fakt tralalase i’a futen udheheqesit e tu per aq shume vite sa ti i humbe tere floket e tani m’i kerkon mua.
Komentuesi: Haahah… Ne fakt mezi po e mbaj te qeshuren… hahahh. Jam fare i qarte qe TI nuk je Zoti dhe ske lidhje me floket e mij por ama tralalase ja thua aq mire sa ja u morre mendjen njerezise qe ta dhane voten perseri TY dhe tani po hane veten e tyre!!! Helbete i besuan BLETES se nuk te dinin GJINKALLE…. Tung.
(E.K/FAXWEB)