“Punë skllevërish me 300 mijë lekë, politikanë që udhëtojnë me biznes klas, dhe me gra që ngrejnë këmbët përpjetë, njerëzit skanë shtëpi, ti ke vilën në Surrel”, kjo ishte një nga pyetjet ndërprerëse që iu bë Edi Ramës, teksa po flet prej më shumë se 30 minutash, për iniciativën anti KÇK.
Rama u përgjigj se është i gatshëm që të nxjerrë të gjitha faturat e shpenzimeve për shtëpinë e tij në Surrel, dhe ofertoi që këtë gjë ta bëjnë të gjithë polikanët në vendin tonë.
Ndërkohë që lidhur me fluturime biznes klas, Rama tha se qeveria e tij e kishte të ndaluar të udhëtonte në këtë standard, përveç dikujt, që ishte vetë ai.
Sipas kryeministrit ai udhëtonte me biznes klas, vetëm kur kishte udhëtime të gjata përtej oqeanit, pasi sipas tij problemet me shtyllën kurrizore, nuk e lejonin një udhëtim në karriget e ngushta të avionëve.
“Jetojmë në një kohë ku secili flet atë që i vjen në mendje, nuk mund të presësh që të verifikojnë qytetarët, kur këtë nuk e bëjnë as mediat, që rrisin mbetetj toksike për ambientin. Vila ime në Surrel? Cila vilë e imja, ne kemi bërë një invetar së bashku me ministren që jetojnë në kushtet e mjerimit, janë atëo shtëpitë që bëjnë lajm, dhe bëjnë treçerekun e njerëzve që të thonë se kjo është Shqipëria.
Këto shtëpi të gjitha janë 1600 e pak, pos a janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndëruar në Shqipëri, nga 1 deri në 4 kate, janë gjysmë milion që janë produkt i punës, ajo vila ime në Surrel ka formë të ndryshme, siç jam unë i ndryshëm nga tyë tjetrët, është produkt i një pune familjare. Mund të them vetëm kaq, shtëpia ime është e deklaruar me çdo detaj dhe me çdo faturë, unë do të isha shumë i lumtur që të gjithë bashkëjetuesit në zhurmën e hapësirës publike të bënim një sqarim shtëpi mbi shtëpi mbi të ardhurat dhe mbi produktin.
Sa i takon biznes klasit, qeveria ime ka rënë dakord që askush nuk mund të udhëtojë në atë standard, përveç 202 centimetrave të mija kur duhet që të fluturojnë përtej oqeanit. Dhe që të mos dalim nga aty si valixhe e paketuar, dhe me shtim të problemeve të shtyllës kurrizore, që tashmë dihet nga të gjithë”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb.al)