10:33 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“T’ia çojmë fëmijët te Bashkia Veliajt, ku të fusim kokën?!”, të strehuar te Unaza e Re, banorët e prekur nga tërmeti duan t’i hedhin në rrugë (Video)

10:41 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“T’ia çojmë fëmijët te Bashkia Veliajt, ku të fusim kokën?!”, të strehuar te Unaza e Re, banorët e prekur nga tërmeti duan t’i hedhin në rrugë (Video)

Teksa më në fund kanë gjetur një strehë, pas tërmetit të 26 Nëntorit, banorët që janë akomoduar në një godinë disakatëshe pranë Unazës së Re, janë urdhëruar nga Bashkia e Tiranës që të dalin prej aty.

Shumica e personave të strehuar në këtë godinë kanë qenë me qera përpara rënies së tërmetit, dhe nuk marrin as bonuse qeraje, çka bën të pamundur që ata të rinisin jetën e tyre.

Një prej banoreve tregon për Fax News se ajo ka ardhur nga Fushë Kruja për tu akomoduar në Unazën e Re, ndërsa tregon se banesën e tyre e kanë pasur në pronësi, dhe presin që të marrin bonus nga shteti.

“Unë vij  nga Fushë Kruja, shtëpia është shkruajtur e pabanueshme, e ka thënë dhe komuna që nuk mund të banohet atje, kam tre fëmijë, burrin dhe vjehrrën e sëmurë. 

Kemi shkuar çdo ditë në komunë në Fushë Krujë, dhe na sorrollasin, thonë që nuk ka dalë akoma bonusi. Kemi ndenjur një javë jashtë, as çadër nuk na kanë dhënë asgjë”, tregon një prej banoreve.

Ndërkohë një tjetër kryefamiljar i akomoduar në godinën disakatëshe, tregon se banorët e Unazës së Re, i kanë mundësuar edhe ushqim, dhe të gjitha nevojat e tjera bazike për të mbijetuar.

“Na kanë thënë shkoni nga të doni, dy netë kemi fjetur jashta, ne mirë jemi këtu, as po i kërkojmë bonus shtetit, asgjë. Pse nuk vijnë këtu dhe ne që të na shohin, po na ndajnë nga pikëpamja politike, të vinë të na shohin dhe ne si jetojmë, çfarë hamë, ku flemë”, tregon një tjetër banore që strehohet në Unazën e re.

Banorët thonë më tej se sa kohë që shteti nuk iu ofron asnjë zgjidhje, ti lënë që të strehohen në këtë godinë, që nuk ka asnjë kosto për autoritetet.

“Ku ti lëmë fëmijët ne, tia plasim Erion Veliajt te Bashkia. Unë i vdekur dalë nga këtu pa më dhënë një zgjidhje, po të më thonë që kam ku të shkoj, dal unë”, deklaron një tjetër qytetar.

Nuk mungojnë as lotët e një gruaje, e cila e ka burrin invalid, dhe i bën thirrje kryeministrit të vendit: “Çfarë do të bëje ti Edi Rama po të ishe në vendin tim, shtëpinë që kisha në Institutin Bujqësor ma prishën se ishte e pabanueshme, burrin e kam invalid, vetë jam me shtyllën kurrizore të dëmtuar, çfarë të bëj unë?

E falenderoj këtë pronarin këtu që nxjerr lekët nga xhepi i vetë dhe na siguron bukën e gojës. Nuk më duhet bonusi mua, dua shtëpi që të fus brenda invalidët. Bonusin nuk ma kanë dhënë, kur të më vijë radha më thonë, çfarë të bëjmë ne, do të marrin në telefon thonë. Shteti nuk funksionon fare këtu”. 

(E.K/Faxweb.al)

 

Pas

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, policia shoqëron disa persona, ishte pranë të vëllait kur u qëllua

Para

Bota kaplohet nga frika! Sulmi raketor iranian ngjall tmerr, rritet çmimi i naftës

Para
Bota kaplohet nga frika! Sulmi raketor iranian ngjall tmerr, rritet çmimi i naftës

Bota kaplohet nga frika! Sulmi raketor iranian ngjall tmerr, rritet çmimi i naftës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.