Pas bojkotit pa afat tofozët kuq e zi i kanë dhënë lamtumtumirën kapitelin Lorik Cana, duke i kërkuar atij falje se nuk do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për të thirrur emrin e tij “porn Na detuyran” shkruajnë ata.
“Faleminderit Kapiten!
Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!
Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!
P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku”,shkruan tifozët.
Nërkohë ndeshja zhvillohet të hënën në orën 20:45 në “Loro Boriçi” dhe është sfida e dytë zyrtare mes dy kombëtareve. Në këtë sfidë do të japë lamtumirën ish-kapiteni Lorik Cana.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post