Mediat gjithmonë kanë shkruar për raportin e dy kunatave Tunës dhe Nora Istrefit. Është aluduar se marëdhënia e tyre nuk është fort e mirë dhe se ato nuk flasin me njera-tjetrën.
Përveç kësaj është vënë re se vëllezërit Robert dhe Patris Berisha, nuk kanë marëdhënie të mira për shkak të bahskëshorteve të tyre. Në evente të ndryshme familjare dhe shoqërore, ata nuk shkojnë më te njëri-tjetri.
Ditën e sotme Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin e ‘Rudinës’, në TvCklan, ku është pyetur nga moderatorja se si është marrëdhënia e tyre.
Këngëtari ka thënë se me Tunën nuk flet, ndërsa për vëllain dhe nipin e tij është i gatshëm të jap edhe jetën.
“Me Tunën nuk dua të takohemi. Për Tianin dhe Patrisin jap jetën. Nora me asnjë artist të estradës shqiptare nuk ka pasur probleme. Tuna është ajo që ka probleme me të gjithë estradën. Të gjithë e kanë gabim, vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkoj falje Patristit që nuk ishim në ditëlindjen e Tianit, por ne nuk do të shkojmë në asnjë festë familjare për shkak të Tunës”, ka thënë Roberti. Megjithatë ai ka shtuar se e respekton vëllain dhe të gjitha zgjedhjet e tij. (E.V/Faxweb.al)