Shoqata Tirana vijon festimet në përvjetorin e 100 të Tiranës Kryeqytet. Kryetari i Shoqatës Arben Tafaj i ftuar në Fax News foli në lidhje me disa nga aktivitet e ndërmarra prej tyre ku një ndër to është edhe çelja e një ekspozite fotografike.
Nëpermjet fotove të personaliteteve tiranase, të cilët për gjatë këtij 100 vjeçari dëshmuan se elitat politike, akademike, ushtarake, biznesit, artistike,sportive..etje kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e vendit.
Tafaj u shpreh se duhet të promovohen më shumë vlerat qytetarëve të Tiranës, por edhe të shoqërisë.
“Tironsit jashtë vendit kanë arritur të ruajnë vlerat bazikë të tyre. Nuk gjen asnjë mbiemër të shquar tirons që të jetë dënuar si shpërndarës drogë, apo për trafik të qënieve njerëzore. Ajo që bie në sy apo që thuhet shpesh: E vërtetë Tiransit nuk shihen! Kjo sepse askush nuk merret me vlerat njerëzore në Shqipëri, me personat me vlera. Bie në sy vetëm kronikat e zeza. Këto lloj gjërash, hyjnë dhe pjesa tjetër e shoqërisë. Të parët që harrohen janë tiransit. Thotë një shprehje ‘O për të mirë o për të keq duhet të përmendesh, se shoqëria të ka në mendje’, por tironsit nuk përmenden për keq dhe për mirë janë lënë në harresë.
Për fat të keq vëm re një pol shumë të fuqishëm të njerëzve të pasur dhe një pjesë gjithmonë e në rritje të të varfërve dhe kjo është një dramë e shoqërisë shqiptare. Pjesa e mesme për fat të keq ka vendosur që ti hedhë sytë drejt emigracionit. 100 vite më parë kur u mor vendimi që të bëhet kryeqytet, duhet ti nënshtrohesh pa tjetër një sërë ndryshimesh. Ta bësh qytetin mikpritës për qytetarët e tjerë. Tirona nuk ka të krahasuar me vite më parë. Nostalgjia zë një vend të caktuar. A mundet një kryqendër ti ketë të gjitha, këto nuk mund ti ketë. Ato nuk kanë menduar që të lënë një zonë të Tiranës pa prekur. Është shumë e zorshme të gjesh një vend të paprekur.
Kam predispozitën që këtë vit me rastin e 100 vjetorit do të bashkëpunohet më bashkinë e Tiranës. Në 100 vjetor do të thoja që ka një moment ‘armëpushimi’.”- u shpreh Tafaj.