Dimrin e vështirë familja Allushi nga qyteti i Prrenjasit po e kalon prej vitesh në një kasolle, jashtë çdo standardi jetese.
Kryefamiljari invalid kërkon ndihmën e shtetit dhe të kujtdo që mund të bëj diçka për të, teksa rrëfen vështirësitë e ditëve që kalojnë.
I zoti i shtëpisë është i sëmurë me kemp dhe të vetmet të ardhura me të cilat jetojnë janë të ardhura nga KEMP-i të cilat vetëm për ilaçet nuk mjaftojnë. Shiu dhe bora bien brenda dhe ata struken pranë sobës e cila pa dru nuk ngroh.
Familja Allushi i bën apel kujdo që ka mundesi ti ndihmojë të paktën me mundësimin e kushteve me minimale te jetesës, një banesë të ngrohtë dhe ushqim.