Vetëm 16 minuta ka zgjatur festa e ekipit të Tiranës në derbin kryeqytetas.
Pas golit të shënuar në minutën e 50′-të të takimit nga Grent Halili, djali i Presidentit Refik Halili, Partizani ka marrë 16 minuta kohë për të reaguar dhe gjetur golin e barazimit.
Ka qenë Hebaj, ai i cili ka rikthyer baraspeshën në minutën e 66′-të të takimit, duke ndërprerë festën e Tiranës.
Më pas ka qenë Hebaj, ai i cili ka përmbysur rezultatin 4 minuta nga fundi, duke i dhënë fitoren Partizanit. Me këtë fitore “Të kuqtë” largon 4 pikë nga Skënderbeu i vendit të dytë.
(B.B/ Faxweb.al)