03:29 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

14:06 | 22/12/2016
në Te Gjitha
0
Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

Nga Fatos Lubonja

Dje pasdite, për të përshkuar me makinë rrugën nga një pikë brenda Tiranës për në shtëpinë time, që rëndom e kam kryer për 10 -15 minuta, m’u deshën 45 minuta. U gjenda në mes të një lumi makinash që ecte me shpejtësinë e breshkës. I shikoja shoferët dhe pasagjerët të strukur secili në makinën e tij, duke thithur tym karburanti pa fund me detyrim dhe përcaktim. Ishte mbrëmje dhe të gjithë mezi prisnin të mbërrinin në shtëpi të lodhur pas pune. Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë turfullonin me vete për shkakun e kësaj pengese dhe stresi që u shtohet streseve dhe pengesave që shoqërojnë ditën e shqiptarëve në këtë vend, ku duket se çdo hap i njërit është pengesë e tjetrit.

Të vinte të mendoje për një çast se të gjithë ata njerëz në atë lumë makinash, sikur të bëheshin bashkë, të zbrisnin nga makinat e tyre, mund të bënin çudira. Për shembull, mund t’i flaknin tej pengesat prej llamarine me të cilat ua kanë bllokuar rrethrrotullimin e qendrës pa i pyetur, për ta kthyer në një shesh pedonal absurd, e t’u japin kështu një mësim këtyre maskarenjve që as nuk i provojnë këto mundime, sepse ua hapin rrugën me eskorta arrogante e të dhunshme. Por jo. Në atë ecje prej breshke ndihej edhe një nënshtrim i madh ndaj fatit. Ashtu si kanë duruar që maskarenjtë t’ua kthejnë qytetin nga këmbësorësh në qytet makinash, duke ua bërë trotuaret vetëm gjysmë metri, tani u duhet të durojnë kur u thonë “nuk na rruhet për makinat, ecni më këmbë!” Më shumë se gjithçka te shoferët ndihej kujdesi se mos i gërvishtje makinën tjetrit – se atëherë do të bëhej nami, – se dihet se për një makinë të gërvishtur shqiptarët janë gati të ulërasin pa fund, paçka se mund të ecin me vite pa bërë zë në rrugë gjithë gropa që ua bën copë makinat apo në situata si kjo që po përshkruaj. Në fakt, ecja me makinë ndaras nga njëri-tjetri në kushtet e ditës së mbrëmshme është ndoshta metafora më e goditur e ecjes së shqiptarit këta 25 vjet. Çdo shofer kujdeset vetëm që t’i hapë rrugën ndonjë më të forti e se si t’ia hedhë ndonjë më të ngathëti që ka përpara, për ta kaluar, por kurrsesi për të ndërtuar rrugë ku të gjithë të ndihen mirë e të respektuar. Secili ecën në trajektoren e vet absurde, dhe pa lidhje me tjetrin. Është ecja në rrjetën e merimangës së droguar.

Ç’është kjo merimanga e droguar dhe ç’lidhje ka me Tiranën? – do të pyesë lexuesi që ka parë titullin e këtij shkrimi. Ja, po e shpjegoj. Më së pari dua të them se nuk është gjetje e imja. Diku e kam lexuar, apo ma kanë treguar, shumë kohë më parë dhe i kërkoj ndjesë autorit që nuk ia kujtoj emrin. Më duket se është holandez, apo gjerman.

Sipas autorit, Tirana është projektuar nga urbanistët italianë mbi konceptin e rrjetës së merimangës. Në fakt, po ta shikosh planimetrinë e vjetër të Tiranës, ajo i shëmbëllen vërtet një rrjete merimange. Nga qendra, ku fillon rrjeta, dalin vertikalet më të trasha, si Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit (të cilat janë projektuar që të dyja që të shohin simbolet e qytetit, Xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit), dy bulevardet, Rruga e Dibrës, rruga midis Pallatit të Kulturës dhe Xhamisë, të cilat, pastaj, përshkohen e lidhen me tërthoret më të holla në formë unazash koncentrike, të cilat, nga ana e tyre, lidhen me kapilarët, rrugicat.

Sipas studiuesve, rrjeta e merimangës e ndërtuar kështu ka nacionalitetin e vet, sepse evolucioni i ka mësuar merimangës se kjo është mënyra më e shkurtër dhe më efikase për t’u ndërtuar një rrjetë, duke nisur nga qendra e duke u zgjeruar. Mirëpo, çfarë kanë bërë shkencëtarët? – gjithmonë sipas autorit holandez apo gjerman. Ata kanë marrë një merimangë dhe i kanë dhënë të marrë pak drogë. A e dini çfarë ka ndodhur? Merimanga nuk e ka humbur instinktin për të ndërtuar rrjetën, që është edhe mënyra e saj e mbijetesës, por, në vend të rrjetës racionale funksionale, ka ndërtuar një rrjetë të çmendur, kaotike dhe jofunksionale.

Besoj se lexuesi, veçanërisht banorët e Tiranës, tani e kuptojnë se ku e kam fjalën. Tirana e projektuar sipas një urbanistike për të qenë, nga pikëpamja e sistemit rrugor, e ngjashme me rrjetën e merimangës, ka kaq kohë që ka rënë në duart e një merimange të droguar nga pushteti dhe nga paraja. Rezultatin e provon çdokush, përveç merimangës që vazhdon të punojë e droguar. Rrjeta është bërë e po bëhet gjithnjë e më kaotike, më e çmendur, e më jofunksionale.

Sigurisht kjo është një metaforë dhe si çdo metaforë ka edhe kufizimet e veta. Merimanga e droguar me një rrjetë të çmendur jofunksionale ngordh. Ose e zhdroguar fillon ndërton një rrjetë tjetër. Po ne çfarë do të bëjmë kur shohim se kjo e jona nuk jeton dot pa drogë? Do të ngordhim së bashku me të, apo do të gjejmë rrugë për ta shpëtuar qytetin (dhe gjithë Shqipërinë) nga kthimi në një rrjetë të çmendur dhe vrastare merimangash të droguara? / panorama

Etiketa: Fatos Lubonjaopinion
Pas

Bashkëpunëtori i Ledina Çelos: Vajzë e shkëlqyer, mos lejoni stilistë të pafytyrë të bëjnë shaka të tilla

Para

Bylykbashi-Ballës: Kacavireni të fshiheni mbi xham, shisni dëngla shqiptarëve në emër të OHDIR-it

Para
Bylykbashi-Ballës: Kacavireni të fshiheni mbi xham, shisni dëngla shqiptarëve në emër të OHDIR-it

Bylykbashi-Ballës: Kacavireni të fshiheni mbi xham, shisni dëngla shqiptarëve në emër të OHDIR-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.