Java e 15-të e Superligës është mbyllur me ndeshjet e dy skuadrave të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani.
Bardheblutë e drejtuar nga Mirel Josa janë ndalur në një barazim 1-1 me Korabin e vendit të fundit. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Takut që në minutën e 7-të ata nuk mundën të administronin rezultatin. Për ekipin dibran shënoi Plaku në minutën e 24.
Në ndeshjen e “Elbasan Arena”-s, Partizani fitoi pastër 2-0 përballë Laçit, falë golave të Ekuban (20) dhe Torassa (62).
Me këto rezultate Partizani qëndron në vend të tretë, në kuotën e 28 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu dhe 3 më pak se Kukësi kryesues, ndërsa Tirana në vend të katërt në kuotën e 23 pikëve.
Rënditja në Superligë pas javës së 15-të: