21:05 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tirana vuan mungesën e ujit, Task-Forca ndërpret të tjera lidhje të paligjshme

14:00 | 03/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana vuan mungesën e ujit, Task-Forca ndërpret të tjera lidhje të paligjshme

Prej disa ditësh mungese të ujit, në disa zona të Tiranës ka nisur fushata për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.  

Edhe gjatë ditës së djeshme, 25 grupet e shpërndara në terren kanë vijuar punën për marrjen e masave për shkak të thatësirës së zgjatur dhe temperaturave të larta.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, vijuan aksionin duke u fokusuar kryesisht në zonën e Dajtit, Farkës, Kasharit, Babrru kodër/shpat dhe qendër, Sauk i ri si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000, ku edhe numri i atyre që abuzojnë me ujin e pijshëm është më i madh.

 Në vëmendjen e grupit Task-Force ka qenë dhe monitorimi i situatës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe evidentimit të atyre që shpërdorojnë apo kanë bërë lidhje të paligjshme brenda qytetit, si në rrugën e Luleve, Njësia Administrative Nr. 5; rruga “Mihal Grameno”, rruga “Sadik Petrela”, “Ali Demi”, zona e Bllokut, Dogana, Fusha e Aviacionit, si dhe zona e Unazës së re dhe e Zogut të Zi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, grupet e punës verifikuan 908 abonentë, familjarë dhe biznese, ku 26 prej tyre janë lavazhe. Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 169 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 28 gjoba për familjarë dhe 13 për biznese të ndryshme.

Në total, numri i prerjeve të lidhjeve të paligjshme ka shkuar në mbi 700 raste, një pjesë e të cilave u janë referuar organeve ligjzbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Si pasojë e masave të marra nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime, janë lidhur 82 kontrata të reja për ujin e pijshëm si dhe 21 aktmarrëveshje. Gjithashtu, janë vendosur edhe 161 matësa uji.

 Qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

 

Etiketa: mungesa e ujittask forcauji i pijshem
Pas

Nusja tentoi ta helmonte, flet vjehrra: Gota me kos vinte erë e tmerrshme, s’kam pasur debate me të

Para

4 PARADOKSET e rezultatit të zgjedhjeve/ Me gjithë akuzat e Ramës kundër shushunjave LSI dhe PDIU u rritën

Para
Lubonja: Kjo klasë politike e ka bërë profesion konfliktin, pse duhet arbitri

4 PARADOKSET e rezultatit të zgjedhjeve/ Me gjithë akuzat e Ramës kundër shushunjave LSI dhe PDIU u rritën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.