Prefekti i Tiranës Toni Gogu ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e akseve rrugore në kryeqytet, ku tha se problematika janë paraqitur në Tiranë-Elbasan dhe në rrugën e Dajtit ku rekomandohet kalimi me zinxhirë. Gogu tha ne Fax news se të gjitha strukturat janë në terren dhe derimë tani nuk ka pasur raste të bllokimit të qytetarëve.
“Siç e dini edhe qarku i Tiranës është përfshirë nga stuhia e borës dhe ngricave, gjej erastin të falenderoj të gjitha struykturat që janë në terren. Nga informacionet e fundit njoftohemi se të gjithë opunonjësit e ARRSH-së janë në terren dhe po hedhin kripë në akset rurale.
Megjithëse reshjet janë ndërprerë ulja e temperaturave vijon që të jetë problem. Ka pasur disa rrugë që tashmë janë hapur, Tiranë-Elbasan, rruga e Dajtit, rruga e Arbërit, nga Instituti drejt depos së Ujit, janë të kalueshme, por automjetet duhet të jenë me zinxhirë për arsye sigurie. Gjej rastin të falenderoj Policinë e Shtetit që ka qenë aty.
Tiranë-Durrës nuk ka pasur probleme është tërësisht e hapur, nuk ka pasur probleme, ajo që duhet të theksoj është se drejtuesit e mjeteve të jenë të vetëdijshëm për gjendjen që janë rrugët. Nuk kemi pasur thirrje për ndihmë, nuk ka pasur persona të bllokuar, dhe këtu dua të falenderoj dhe drejtuesit e njësive administrative“, tha Gogu.
(E.K/Faxweb.al)