05:26 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Masat për rritjen e sigurisë në rrugë, pezullohen 25 leje drejtimi, bllokohen 7 automjete, dy persona në pranga

16:20 | 25/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë/ Masat për rritjen e sigurisë në rrugë, pezullohen 25 leje drejtimi, bllokohen 7 automjete, dy persona në pranga

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrollet me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës janë ndërmarrë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.

Në këtë kuadër në orët e para të mëngjezit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:

  • nuk përdorin rripin e sigurimit.
  • përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
  • nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
  • qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

* 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

* 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

* 3 masa administrative për shkelje të semaforit, * 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,

 * 5 masa administrative për gara shpejtësie,

* 2 masa administrative për xhama të errët,

* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë . (B.H/Faxweb)

Pas

Media italiane: Trupi i pajetë që është gjetur në brigjet italiane nuk i përket avokatit

Para

“Paratë e padeklaruara” Balla: I bëj thirrje Klement Zgurit të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga PD

Para
“Paratë e padeklaruara” Balla: I bëj thirrje Klement Zgurit të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga PD

“Paratë e padeklaruara” Balla: I bëj thirrje Klement Zgurit të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.