Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë pasi rezulton i dënuar për grup kriminal për trafik narkotikësh.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.