Një tjetër treg ushqimor është inaguaruar sot nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Bëhet fjalë për tregun e fruta-perimeve në njësinë Nr.2. falë këtij investimi do të përfiotjnë 52 familje të cilat do të kenë një person të punësuar aty.
“Sot kemi ofruar një mundësi për 52 fermerë që të lënë rrugën, të lënë trotuarin, që familjet të mund t’i aksesojnë shtëpitë e tyre lirshëm, që mund të ecin në trotuar me karrocë lirshëm, por ama pa u hequr mundësinë që të bëhet biznes i pastër nga të gjithë ata tregtarë, fermerë të zonës së Tiranës. Unë i di të gjithë ata njerëz, që në pamundësi për të bërë ndonjë punë konkrete, vënë gishtin dhe vetëm tregojnë. Por nuk zgjidhen punët e qytetit me histeri, zgjidhen duke u dhënë njerëzve një mundësi”, tha Veliaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës duke kontribuar edhe në ekonominë e shumë familjeve.
“Ftoj qytetarët të blejnë produkte vendi, ndihmoni ekonominë e vendit, ndihmoni fshatarët e zonës së Tiranës! Duke i lënë lekët brenda ekonomisë dhe jo për eksport, sigurohemi që edhe vetë marrim produkte cilësore, sigurohemi gjithashtu që gjithë tregtarët e zonës së Tiranës të kenë të ardhura, të jetojnë me punë të ndershme”, tha kryebashkiaku. Veliaj u kërkoi qytetarëve që të mos bien pre e tregtarëve të cilët abuzojnë me çmimet për festat e fundvitit.
Ai ka njoftuar se ky dhe shumë tregje të tjera të Tiranës do të qëndrojnë të hapura edhe në ditët e festave, ku 31, 1, 2, 3 do të jetë i hapur në dispozicion të qytetarëve. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”423″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]