Një tjetër incident me të shtëna me armë zjarri është regjistruar sot.
Rasti në fjalë vjen nga fshati Novosej i Kukësit, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali. Lajmi konfirmohet edhe nga burimet e policisë për “BW”.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.
Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.
(E.K/SHUPLAKA)