Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës, pas videos së publikuar pak ditë më parë e cila tërhoqi dhe vëmendjen e Milan, kësaj here ka publikuar një tjetër video ku tetovarët shihen në dhomat e zhveshjeve të Milanit duke plotësuar sfidën “Topi në kosh” pikërisht në “shtëpinë” e skuadrës italiane.
Mbetet për ‘u parë nëse italianët do të përgjigjen përsëri, por një gjë mund të thuhet, videoja e postuar më parë dhe kjo tani i kanë shtuar atmosferën festive përballjes mes dy ekipeve. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/1514965328526018/