Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, së bashku me kolegun e tij të Portokallisë Olsi Bylyku, kanë publikuar një këngë të re.
“N’dashni”, quhet produksioni më i ri i humoristëve të cilin e ka bërë të ditur vetë Besi nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Edhe nje here, rrofsh o @maringlenboja per muziken, i ke gjet telat. Flm o @eduartgrishaj per videon, si gjithmone vetem ti ma di budallikun. Edhe @olsibylyku, suksese ne karrieren e re si xhepist hahahahah. Ju rujt Zoti”, ka shkruar Besi krahas një screenshoti të videos.
Kjo këngë është humoristike, njëlloj si produksionet e mëparshme të aktorit Bes Kallaku, i cili ka deklaruar se nuk është këngëtar, por është thjesht pasioni i tij të bëjë muzikë përmes humorit. Dhe fjalët “tkam dh* mu në dashni” normalisht nuk mund t’i dedikohen dikuj, pasi ai prej vitesh është në një lidhje serioze me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën së shpejti këtë verë do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. (B.H/Shuplaka)