Toni Kroos “fik” legjendat që kanë bërë histori, Gjermania tashmë ka një rekordmen
Toni Kroas me Realin e Madridit fitoi mbrëmë trofeun më të lakmuar për klube të Champions League. Ndërsa për galaktikët ky ishte trofeu I 13-të, për Kroos ishte I katërti.
Toni Kroos tashmë është një rekordmen në Gjermani. Ai ka fituar katër herë trofeun e Champions League, duke kaluar edhe emra të mëdhenj të futbollit në Gjermani.
Tashmë mesfushori i Realit ka lënë në “hije” legjendat si Beckenbauer, Gerd Muller dhe Sepp Maier, pasi asnjëri nga këto personalitetet të futbollit nuk kanë arritur një diçka të tillë.
Kroos ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm më “Los Blancos”, ndërsa mbrëmë ka festuar trofeun e 3-të radhazi tek Reali dhe të 4-in në karrierën e tij. (B.H/Faxweb)