Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat është shprehur se janë finalizuar disa operacione në lidhje me krimin kibernetik. Vocaj u shpreh se gjatë këtyre operacioneve, janë arrestuar disa persona.
“Në drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, janë organizuar dhe finalizuar disa operacione, janë goditur disa vepra penale në krimet kibernetike. Dokumentimi ligore i 62 përndjekjeve online, nga një person që vuante dënimin në një burg në Francë. Ky person, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këto persona. Falë hetimeve të kryera, pas identifikimit, është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhej Fabjan Dodaj dhe janë gjetur prova të mjaftueshme. Finalizimi i operacionit “R13”, i arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsfikuara, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve, kërkonte 1 mijë euro. “, tha ndër të tjera, drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.