Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka vendosur të ndërmarrë një mision të veçantë, atë të të bindurit të britanikëve që të ngrihen e të kundërshtojnë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Ai u shpreh se dëshiron të sigurojë një mbështetje që do të sjellë mënyrën për të dalë nga rruga që të çon në buzë të greminës. Por komentet e tij u cilësuan si jodemokratike dhe arrogante nga ana e zyrtarit Duncan Smith.
Nga ana tjetër, kryeministrja aktuale, Theresa May, synon nisjen e procedurave të daljes së vendit nga BE-ja. Vendimi i saj ka marrë mbështetjen e Dhomës së Komunave dhe tanimë pritet votimi në Dhomën e Lordëve.
Tony Blair, i cili qeverisi në vitet 1997-2007, deklaroi gjithashtu se edhe termi “Hard Brexit” kërkon ndryshim. “Sfida jonë është të tregojmë se marrja e këtij vendimi u bë bazuar në njohuri të mangëta. Mënyra si po procedohet, do të shkaktojë dëme reale për vendin.”, është shprehur ai ndër të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)