Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit, ka deklaruar se lista e PS-së reflekton interesat e familjes dhe biznesit të zotit Basha.
Sipas Topallit, lista e PD-së është e braktisur dhe kjo forcë politike po shkon drejt rrënimit.
“Nuk ka asnjë shpërthim, nuk është as i ashpër. Është një reagim për një situatë e cila në thelbin e vet është e jashtëzakonshme. Në planin e keqqeverisjes së një kryeministri që e ka bërë të pashpresë këtë vend, e ka mbushur vendin me drogë. Tek një kryeministër që nuk jep garanci për asgjë në jetën e njerëzve dhe në anën tjetër kemi zotin Basha i cili reflekton tek njerëzit diçka që nuk shkon. Ndoshta njerëzit nuk dinë të shpjegojnë se çfarë po ndodh. Nuk është e thjeshtë për ta shpjeguar. Ku është PD kur përballë është një km me qeverisjen më të keqe, më alarmante, që e ka çuar vendin në zgrip të një kolapsi ekonomik.
Mund të ketë qeverisje të këqija, raste kur mafia bëhet vendimtare në vendimet e qeverisë por ka edhe një opozitë që të jep shpresë. Po ku është opozita sot. Ndiej dhe shoh se lista është e braktisur. PD po shkon drejt rrënimit.
Basha me vendim personal, ka vendosur që PD të mos hyjë në zgjedhje përmes bojkotit. Lista “Basha” nuk ka kaluar në asnjë forum të PD, nuk është votuar dhe as miratuar nga Këshilli Kombëtar. Është nxjerrë pas mesnate duke shkelur edhe statutin. E në fund një listë emrash kryesisht private, familjare që reflekton interesa të biznesit dhe familjes Basha. Ka edhe emra të tjerë, njerëz që i njoh, që kanë kontribuar por këta numërohen me gishtat e dorës. Në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD. PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve sepse kjo është lista e zotit Basha dhe jo e PD-së”, tha Topalli. (D.D/Shuplaka)