Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj. Të rinjtë trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës.
Sot Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për efektiven e burgjeve dhe katër të rinjtë të arrestuar për trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës ku më pas do t’i shisnin tek persona të tretë.
Të rinjtë nuk folën në asnjë moment gjatë seancës, teksa u mbrojtën nga avokatët, nga të cilët, avokati i ish efektives së burgjeve Denisa Halilaj pretendoi se arrestimi është i paligjshëm dhe kërkoi masë më të butë sigurie se arresti në burg.
Kjo kërkesa u rrëzua nga gjykata. Kujtojmë se pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi 9 armë zjarri, konkretisht 4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.