Policia Rrugore ka dalë me një njoftim pas trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë.
Në njoftimin e shpërndarë nga Policia Rrugore e Tiranës u bëhet apel qytetarëve që të përdorin rrugët alternative Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë për të shmangur trafikun e rënduar.
Njoftimi i policise:
Policia Rrugore e Tiranës
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu ? në shtëpi ? i sigurtë ???, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor ?❌✅⚠️?