Një rast i trafikut ndërkombëtar të mjeteve është shënuar në Kakavijë.
Një mjet tipi Renault prodhim i vitit 2017 i vjedhur në Francë në muajin Gusht të këtij viti dhe i shpallur në kërkim nga Interpoli është ndaluar në hyrje të territorit shqiptar pasi vinte nga Greqia.
Kanë qenë policët e Pikës Kufitare të Kakavijës ata që zbuluan mjetin e vjedhur dhe personin që e ngiste. Ai është V.F. 40 vjeç nga Franca. Është shoqëruar në këto momente në Policinë vendore të Gjirokastrës.
Ky është rasti i dytë sot që policët e Kakavijës zbulojnë veprimtari të paligjshme.
(M.Q/Faxweb)