Dy fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa gjyshja e tyre dhe dy persona të tjerë kanë mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një zjarri në banesën e tyre në Francën verilindore. Viktimat janë një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 15 vjeç.
Sipas zjarrëfiksëve, 15-vjeçari u bllokua nga flakët në katin e parë, duke shtuar se shkallët e ndërtesës ishin shembur. Gjithashtu sipas tyre, kur shpërtheu zjarri, brenda ndërtesës gjendeshin 9 persona.
Për autoritetet, shkaqet e zjarrit në banesë mbeten ende të paqarta.