15:56 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjike: Kjo është harta e minishengenit mes Ramës dhe Vuçiç, Kosova pjesë e Serbisë

22:30 | 11/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjike: Kjo është harta e minishengenit mes Ramës dhe Vuçiç, Kosova pjesë e Serbisë

Takimi i radhës në mes Rames dhe Vuçiçit, për ta vulosur këtë pakt, raportojnë mediat serbe, do të mbahet me 21 dhjetor në Durrës

Bashkëpunimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, për krijimin e “Mini Shengenit” duket se do të finalizohet më 21 dhjetor në një takim që do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri.

Në këtë takim përveç krerëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, thuhet se do të marrë pjesë edhe shefi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, spanjolli Josep Borel, i cili para pak kohësh kishte bërë një deklaratë në të cilën kontestonte shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “Kosova do të jetë shtet kur të njihet nga Kina, Rusia e India”.

E ky projekt Rama-Vuçiç do të ketë edhe një hartë të vetën, në të cilën në mënyrë skandaloze Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, raporton Express.

Gazeta serbe “Blic”, në një shkrim të gjatë të publikuar rreth këtij projekti, ku flitet për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi, ka publikuar edhe hartën tragjike.

Kundër nismës së dyshes Rama-Vuçiç kanë dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Shpinën kryeministrit të Shqipërisë ia ka kthyer edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka kritikuar Ramën që po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndërkohë e ka akuzuar Ramën se po synon që të krijojë “Jugosllavinë e vogël”.

Ndërkohë kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se Edi Rama po nxitohet, duke e këshilluar që ta zgjedh për bashkëpunim Kosovën përpara Serbisë.

Lidhur me këtë nismë kanë folur edhe nga Bashkimi Evropian. Maja Kocijancic ka kritikuar Ramen e Vuçiçin, duke thënë se në iniciativa të tilla duhet përshirë të gjitha shtetet e rajonit.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Mattheë Palmer, i dërguar Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/

Etiketa: aleksander vucicedi ramaharta e reminishengeniminishengeni ballkanik
Pas

Babai i Alvinit: Ka shumë plagë, ka frikë se mos e braktis. Gjyshi: I kishte kërkuar Afrimit të më takonte

Para

Zv.ministri zbulon rolin e Sandër Lleshajt në nxjerrjen e Alvinit nga kampi

Para
Zv.ministri zbulon rolin e Sandër Lleshajt në nxjerrjen e Alvinit nga kampi

Zv.ministri zbulon rolin e Sandër Lleshajt në nxjerrjen e Alvinit nga kampi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

Kleana Xhuveli kërkon revokimin e dorëheqjes nga kandidimi në Qarkun Tiranë

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Mbretëri e Bashkuar/ Mosha e votimit në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të ulet në 16 vjeç

Uranium për prodhim bombe?/ Gjeorgjia ndalon shitjen e 3 miliardë dollarëve të metalit

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Po përgatitemi për raundin e tretë të bisedimeve, jemi në kontakt me Kievin

Kritike situata në Drenovë, dhjetëra forca zjarrfikëse përballen me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.