Është rënduar bilanci i ngjarjes tragjike në Mat ku Kujtim Koxha qëlloi me kallashnikov në drejtim të 4 punonjësve të Bashkisë, të cilët po drekonin në një lokal.
Teksa në fillim u fol për një të vrarë dhe 3 të plagosur, tashmë numri i viktimave ka shkuar në 3 ndërsa një është i plagosur. Viktima e tretë është shtetasi Hamit Buci, i cili ndonëse është sjellë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, sërish nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plumbave të marrë.
Kujtojmë se më herët Erzen Alija u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur që t’iu shpëtojë dot plagëve të marra.
Në këtë ngjarje të rëndë ndërroi jetë menjëherë shtetasi Mentor Hoxha.
Autori i kësaj ngjarjeje Kujtim Koxha u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë, Ai mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.
Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, lidhur me rrugën që ata po shtronin dhe ka gjetur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.
(B.B/ Faxweb.al)