Një aksident ka ndodhur mesditën e sotmë në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë.
Burime bëjmë me dije se shtetasi Bledar Zenuni rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. Sallaku, rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.