10:44 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tramexani falendërim të veçantë për tifozët shqiptarë: Më mësuat krenarinë!

20:00 | 31/12/2016
në Sport
0
Tramexani: Jam gati për tu bërë trajner

tramexaniPaolo Tramexani, ish-asistenti i trajneri të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhani de Biazi ka zgjedhur ta mbyllë 2016-ën me një falendërim të veçantë për tifozët kuqezi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, trajneri më i ri i Luganos ka shprehur falendërim të përzemërt për patriotin, mësuesin e tij De Biazin dhe mbarë tifozët shqiptarë.

 

Statusi falendërues i Tramexanit:

Më kujtohet si të ishte dje kur arrita në janarin e vitit 2012 në
Shqipëria duke njohur pak për vendin tuaj, shumë pak për skuadrën
dhe asgjë për realitetin që më priste.
Shumë e cilësonin këtë zgjedhje timen si një hap drejt të panjohurës
dhe shumë të rrezikshëm në nivelin profesional. Që nga momenti i
parë mbeta i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra,
bashkëpunëtorët, por sidomos dashuria dhe përzemërsia e një populli
që më pranoi menjëherë, respektoi, ndihmoi dhe më bëri të ndjehem si
në shtëpi.
paolo-tramexaniPesë vite në të cilat të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të
mbeten përgjithmonë në zemrën time.
Falënderimi i parë i shkon presidentit tim Armand Duka, i cili që nga
dita e parë besoi te puna që ne i propozuam dhe na ka treguar
gjithminë besim dhe qetësi, të rëndësishme për të siguruar një
objektiv të rëndësishëm si arritja e pjesëmarrjes në Kampionatin
Europian.
Falënderoj djemtë, lojtarët, të cilët kanë kuptuar se cili mund të ishte
potenciali i tyre, na besuan, na ndoqën dhe kanë kuptuar se një
ëndërr mund të realizohet edhe kur duket e pamundur, e kanë
kuptuar se puna e bërë me përkushtim do të sjellë gjithmonë kënaqësi
të mëdha si ato që kemi ndarë bashkë.
Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në çdo transfertë në Europë, që
mbushnin stadiumet duke na bërë të ndjejmë ngrohtësi dhe pasion që
i dallon në çdo situatë: si mund të harrohet kuverta e kuqe që
mbulonte tribunat e “Parc Olympique Lyonnais” gjatë ndeshjes kundër
Rumanisë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që
shtynë në rrjetë topin e goditur nga Sadiku.
Ju më keni mësuar çfarë do të thotë fjala krenari, përkushtim ndaj
fanellës, ta cilësoni një lëkurë të dytë dhe transmetoni një sens
përkatësie që më ka bërë të ndjehem një prej jush.
Ju falënderoj të gjithë ju të cilët që nga dita e parë më keni përfshirë
në familjen tonë të madhe duke shpresuar që t’ju kem transmetuar
entuziazmin dhe pasionin i cili për 5 vite më ka shoqëruar në këtë
udhëtim të madh bashkë.
Në fund, por jo i fundit, falënderimi më i madh shkon për Xhanin.
Më ke dashur në krahun tënd, e deshe fort.
Ke pasur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh kundrejt meje, më
ke marrë për dore dhe më ke mësuar shumë.
Ishe thelbësor për rritjen time sportive, je edhe më shumë nga
pikëpamja njerezore.
Kemi ecur njëri përkrah tjetrit.
Kam mësuar se fati nuk ekziston pasi më ke bërë të besoj më shumë
te puna, te motivimi, te bindja dhe te besimi në aftësitë e tua.
Më ke mësuar që të mos tërhiqem para vështirësive dhe gjërave që
nuk zgjidhen vetë.
Kam mësuar të kem intuitë dhe të jem praktik në menaxhimin e
raportit me djemtë tanë.
Më ke treguar se futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushën e
lojës.
Nuk mund të kisha një mësues më të mirë.
Do të mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden.
Faleminderit me zemër.
Paolo

Etiketa: De Biazifalenderimkombetarja shqiptarekrenaritrajneri i luganostramexani
Pas

Urimi i veçantë i kryeministrit Rama për “Vitin e Ri”, u kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Para

Liverpul mposht Mançester Sitin dhe blindon vendin e dytë ( VIDEO)

Para
Liverpul mposht Mançester Sitin dhe blindon vendin e dytë ( VIDEO)

Liverpul mposht Mançester Sitin dhe blindon vendin e dytë ( VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.