00:17 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

07:28 | 28/03/2024
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliardë lekë shpenzime vitin e shkuar, apo rreth 40 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë se plani i përgjithshëm i shpenzimeve ishte sa 90% e planit fillestar.

“Plani vjetor, për shpenzimet korrente në vlerën 515 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 503 mln lekë, ose 97.6%. Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në vlerën 860 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 815 mln lekë ose 94.8%. Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të huaj, në vlerën 3,2 mld lekë, realizimi financiar në vlerën 2,8 mld lekë 88.1%”, thuhet në dokument.

Sa u takon projekteve të financuara, duket se shumica e këtyre shpenzimeve kanë shkuar për investimin që po kryhet në rehabilitimin e Tiranë-Durrës dhe shtesës së re të hekurudhës në Rinas. Fondet që kanë shkuar për këtë projekt janë sa 60% e totalit dhe janë të klasifikuara si investime me fonde të huaja.

“Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës–Rina 1, planifikuar për vitin 2023 në shumën 1,78 mld lekë dhe është realizuar investimi në vlerën 1.35 mld lekë lekë ose në masën 75%. Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës-Rinas2, planifikuar investime për vitin 2023 në vlerën 1.25 mld lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 1.15 mld lekë ose në masën 92%. Supervizioni i punimeve “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në Aeroportin e Rinasit”, planifikuar për vitin 2023 në vlerën 75,000,000 lekë dhe është financuar në vlerën 45,000,000 lekë ose në masën 60%” thuhet në përmbledhjen e raportit të buxhetit.

Një tjetër projekt që është financuar nga fondet e huaja është ai për hartimin e projektit paraprak Rrogozhinë – Pogradec – Lin (Kufi me Maqedoninë e Veriut) planifikuar për vitin 2023 në vlerën 81.6 mln lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 52.4 mln lekë ose në masën 64.3%. Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re. Sa u takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit. Në fillim të marsit Hekurudha Shqiptare njoftoi mbi hapjen e procedurës për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës së re që po ndërtohet dhe që në disa dalje nga ana e përfaqësuesve të qeverisë është deklaruar se do të përfundojë brenda këtij viti./ Monitor

Pas

Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Para

Fermerët e serave të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

Para
Fermerët e serave të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

Fermerët e serave të dëshpëruar nga çmimet e ulëta, hedhin prodhimin në kanal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.