12:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tre mesazhet e forta të Lulzim Bashës sot në protestë: Kryeministria, zgjedhjet dhe qeveria teknike

13:00 | 18/02/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre mesazhet e forta të Lulzim Bashës sot në protestë: Kryeministria, zgjedhjet dhe qeveria teknike

Lulzim Basha dha tre mesazhe të forta në këtë protestë të opozitës, që është parë si një rizgjim i rëndësishëm pas shumë kohe.

E vlerësuar nga shumë personazhe të njohur, madje edhe pse me karshillëk, e shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha për herë të parë artikuloi qartë para të gjithëve qëllimin e tij.

Së pari, Kryeministria. Basha e tha qartë se tashmë është gati të udhëheqë shqiptarët, duke nënkuptuar se tashmë është koha e tij.

”A jemi ndryshe nga këta? PO!Sot dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati, jam gati t’u udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos, drejt të ardhmes! Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një të ardhme të re për cdo shqiptar të ndershëm. Po jam gati sot më shumë se kurrë!”, theksoi Basha.

Mesazhi i dytë ka të bëjë me kërkesën që është artikuluar vazhdimisht nga ai, gjatë ditëve të fundit: Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

”Ne do të qëndrojmë këtu, në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do lejojmë zgjedhje fasadë të kapur nga droga dhe krimi…Ose do bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka!”, theksoi më tej kryedemokrati.

Mesazhi i tretë ka të bëjë me qeverinë teknike.

”Unë do të qëndroj këtu në këtë shesh, u ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira. Ky është vendimi im, a është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?”, përfundoi Basha. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Digjen dordolecët e Ramës dhe ministrave, protestuesit: Të ngrihen çadrat

Para

Montohen çadrat, demokratët në shesh si socialistët në 2010-ën (VIDEO)

Para
Montohen çadrat, demokratët në shesh si socialistët në 2010-ën (VIDEO)

Montohen çadrat, demokratët në shesh si socialistët në 2010-ën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

Erion Braçe: Çmimet e frutave dhe perimeve në Tiranë, abuzim i pastër! Duhet ndërhyrje urgjente

Sulmet e vazhdueshme nga Irani, ndërpritet energjia elektrike në disa zonë në Izraelin jugor

Kuvendi i Shqipërisë lançon portalin E-Legjislacioni: Një hap drejt një procesi më transparent dhe modern ligjvënës

Alarm në veri të Izraelit/Sirenat e rrezikut dëgjohen pas sulmit me raketa nga Irani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.