15:49 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tregtonin mish jashtë standardeve, AKU bllokon subjektin (VIDEO)

15:12 | 16/03/2018
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tregtonin mish jashtë standardeve, AKU bllokon subjektin (VIDEO)

Në vijim të masave të marra për disiplinimin e tregtimit të mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi sot në Durrës një pikë therjeje ilegale jashtë standardeve, e cila kryente procesin e therjes së kafshëve pa iu nënshtruar kontrollit veterinar si dhe tregtonte mish pa certifikatë veterinare, natyrisht e paregjistruar në QKB.

Shkelësi ishte shtetasi Pëllumb Kaziu, i cili aktivitetin e kundërligjshëm e kryente në katin e parë të banesës së tij në Spitallë, rruga “Manskuria” në qytetin e Durrësit.

Gjatë momentit të inspektimit të subjektit nga DRAKU Durrës u gjendën 5 karkasa qingji pa dokumentacion shoqërues.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, mori menjëherë masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë me vlerën 200.000 lekë.

Gjithashtu u sekuestruan 42 kg mish qengji, 6 kg plënc, lëkura (5 copë), thika, çengel dhe mjetet e tjera të punës që përdoreshin për therjen e kafshëve.

Subjekti ushtronte aktivitetin si njësi tregtimi mishi, por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB) dhe siç duket edhe në foto e video, ambienti në të cilin tregtohej produkti mish, ishte jashtë çdo stadardi edhe minimal të Sigurisë Ushqimore – duke përbërë kështu rrezik real e të vazhdueshëm për konsumatorin.

Në këtë aksion Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe me Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në këto pika therje e njësi shitje të cilat tregtojnë mish të pasigurt, pa vulë veterinare, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikpamja e sigurisë së tij).

Etiketa: AKU
Pas

Artisti i Cirkut Kombëtar flet në ”Fax News”: Do shkojmë drejt grevës së urisë, nuk kemi siguri

Para

Task-Forca për pasuritë, Myrshet Vorpsi në Fax News: Bregdeti është në rrezik

Para
Task-Forca për pasuritë, Myrshet Vorpsi në Fax News: Bregdeti është në rrezik

Task-Forca për pasuritë, Myrshet Vorpsi në Fax News: Bregdeti është në rrezik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.