Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar moslejimin e trenit serb me parulla anti-shqiptare, të futej në Kosovë.
Në fjalimin që mbajti sot në akademinë përkujtimore për viktimat e Masakrës së Reçakut, Veseli theksoi nuk do të lejohet që sovraniteti i Kosovës të cënohet me provokime të tilla.
“Nuk do të lejojmë kurrë që sovraniteti i Republikës së Kosovës të cenohet me provokacione të tilla. As trenat, as muret ilegale nuk mund të cenojnë sigurinë dhe të ardhmen e shtetit tonë të pavarur dhe Sovran. Ëndërrat e Serbisë për Kosovën kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trenat ilegal do të kthehen pas, ndërsa muret e ndarjes dhe urrejtjes do të rrafshohen me tokë”, ka thënë Veseli.
Treni që u nis nga Beogradi dhe që kishte si destinacion final Mitrovicën u ndal nga forcat speciale të Kosovës para se të futej në territorin e Kosovës. (A.R/SHUPLAKA)