Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat pas vendimit të KLGJ, e cila caktoi 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin, Tonin Sterkaj dhe familjen e tij, të cilit iu vendos një sasi tritoli në portën e banesës. Balla u shpreh se kjo ngjarje është një test për policinë e Shkodrës, e cila lidhet me kredibilitetin në rritje të policisë së shtetit.
Balla: Kjo ngjarje është një test për policinë e Shkodrës. Lidhet me kredibilitetin ne rritje të policisë së shtetit.
Edhe në Shkodër nëse doni, nëse i referohemi rezultateve të fundit, ku janë një seri ngjarjesh që janë në proces zbardhje dhe shpresoj që edhe një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur para pak kohësh të konkludohet me veprime përfundimtare.
Unë e kam bërë të qartë që ditën e parë që jam bërë ministër, që do ta përfaqësoj vetë ministrinë edhe në KLGJ dhe në KLP, për të dhënë një mesazh të qartë të vullnetit tonë për të mbështetur drejtësinë.