23:46 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Triumfi i kuqezinjve, zbulohen notat për lojtarët. Kush ishin tre më të mirët

10:08 | 11/09/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kombëtarja ngre kokën nga disfata me Francën, triumfon 4:2 në “Elbasan Arena” ndaj Islandës

Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme ndaj Islandës, e cila na jep shpresë për një kualifikim trë mundshëm në Euro 2020, nëse ndeshjen e ardhshme mundim Turqinë.

Më poshtë, po ju njohim me notat e lojtarëve për ndeshjen e djeshme, ku me notat më të larta janë vlerësuar Bare, Roshi dhe Memushaj.

Strakosha 5 – Edhe pse nuk ishte një ndeshje impenjative për të, mund të kishte treguar më shumë në të dy aksionet e golave.

Ismajli 5.5 – Shumë i kujdesshëm në rreshtim dhe arrin të interpretojë modulin e lojës së kërkuar nga trajneri. Në krahun e tij ka më pak rrezik nga kundërshtari.

Xhimshiti 4.5 – Një ndeshje shumë e dobët për Xhimshitin që pothuaj për asnjë moment nuk u koordinua me pjesën tjetër të skuadrës.

Dermaku 6 – Përpos golit ishte shumë i kujdesshëm në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e parë.

Hysaj 6 – Pas një pjese të parë pa shumë ritëm dhe veprime sulmuese, goli i shënuar në fillimin e pjesës së dytë ishte një aksion model.

Lenjani 4 – Një ndeshje e fikur, pa ritëm, pa koordinim, pa veprime. Vetëm pak pasime të shkurtra në prapavijë nuk justifikojnë prezencën në formacion.

Gjasula 5.5 – Duhet të ishte ndeshja e tij, por Bare dhe Memushaj ja morën vëmendjen. Lojë e mirë në fazën mbrojtëse.

Bare 6.5 – Ndeshje me shumë personalitet, grintë dhe dëshirë. Ka cilësi të mira, dhe ato i shfaq edhe në momentet më të vështira.

Memushaj 6.5 – Ndihet lodhja e viteve, por klasi dhe eksperienca i japin të drejtë edhe në ndeshje të tilla.

Manaj 6 – Pjesa e parë ishte shumë e mirë me dyluftime, korridore dhe grintë. Pati një rënie të dukshme fizike të pjesën e dytë.

Cikalleshi 6 – Nuk pati shumë veprime të dukshme në lojën e tij, por falë edhe fizikut e mbajti në tension kundërshtarët. Goli i dytë më dy ndeshje radhazi.

Edi Reja 6 – Guximi për të ndryshuar u shpërblye. E kish studiuar mirë kundërshtari dhe skuadra ju përgjigj. Zëvendësimet të goditura.

Roshi 6.5 – Kishte mësuar shumë për linjën e krahut të majtë. Kur merr topin është i pakapshëm.

Veseli 6 – Vendosi ekuilibrin që Gjimshiti nuk e arriti gjatë aktivizimit të tij.

Abrashi 6 – Një futbollist që vendos ekuilibra dhe i jep shume grintë skuadrës kur është në fushë.

 

Pas

Gjendet e mbytur në lumin e Bulqizës 32-vjeçarja

Para

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person

Para
E rëndë/ Vetëhidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë i moshuari

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.